Mbi ciklin pas lindjes
Loreta Llukaj
(12 vite më parë)
Përshëndetje Loreta
Mungesa e gjakrrjedhjes menstruale ndodh nga përdorimi i microlut. Nëse ekografikisht nuk ka rezultuar i pranishëm ndonjë problem gjinekologjik, atëherë nuk arsye për shqetësim. Tabletat mikrolut të rekomandoj t’i përdorësh, pasi ato janë një mbrojtje mjaft e mirë që të mos ndodhë ndonjë shtatzëni e padëshiruar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr.Mimoza!Urime per punen tuaj!Kam lindur para 14 muajsh e gjysme dhe akoma nuk me eshte rikthyer cikli menstrual.Kam bere eko,cdo gje ne rregull ne miter.Femijen e ushqej me gji dhe ushqim shtese.Kjo eshte lindja e trete,ne lindjen e pare mu rikthye cikli pas 6 muajsh,ne te dyten pas 10 muajsh.Lindjet i kam pasur te treja natyrale.Jam 32 vjece.Theksoj qe kam perdorur microlut qe ne javen e 7 pas lindjes.Si mendoni,a eshte normale kjo mungese cikli?Falemnderit!