Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria enterococcus

Pershendetje , Kam nje shqetsim prandaj po kerkoj keshilla nga ju...Jam shtatzene ne javen e 27, shtatzania ime e pare. Sipas rezultateve te urinokultures kam bakterien Enterococcus,nr i bakterieve ne 0.1 ml urin:/130.000 Po ashtu kam problemin tjeter se qafen e mitres e kam te shkurter, prandaj po kerkoj ndihme nga ju te me keshilloni se qka duhet te bej ne ket rast,qfar terapie duhet te perdor, dhe a ka rrezik diqka per beben kjo baktere? Paraprakisht ju falemnderohem.

Florentina Sinanaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Antibiograma tregon llojin e antibiotikut që është më efikas për trajtim. Në fletë analizën, duhet të ishin shkruajtur rezultatet e infeksionit si dhe preparatet më të efekshëm për trajtim.

Qafa e shkurtur e mitrës tregon për praniën e rrezikut për lindje parakohe. Kjo gjendje së bashku me infeksionin urinar të pa trajtuar, e rëndojnë më shumë këtë rrezik. Kështu që duhet të trajtohesh pa tjetër nga infeksioni i konstatuar dhe të marrësh tokolitikë të cilin do t’i përshkrun mjeku në recetë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti