Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te jem shtatzene?

Pershendetje...kam nevoj per nje shpjegim ju lutem me ndihmoni kam kryer mardhenje ne fund t muajit dhjetor menstruacionet i prisja me date 8 por me erdhen me 11 janar pastaj dhe ne muajin shkurt erdhen prap ne te njejten date dmth 11..dhe testin e shtatzanis e kam bere dy her ka dal negativ dua te them se menstruacionet i kam te rregullta dhe testin e urines dy her qe bera me doli negativ nuk kam ndonje simptom te shtatzanis vetem se jam shendoshur brenda ketyre muajve me esh fryer pak barku ka mundesi te jem shtatzen edhe pas asaj qe kam ciklin e rregullt dhe testit apo nuk ka mundesi.cdoher kam patur bark te shendoshe brenda ketyre muajve kam mar 4 kg ciklin e kam te rregullt me vijn njelloj si gjithmon as edhe nje simptom te vetem te shtatzanis nuk e kam mbase vetem me esh fiksuar ne mendje se mos jam dhe me duket se me rritet barku.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aulona

Kur fillon një shtatzëni, cikli menstrual ndërpritet dhe nuk ka mundësi të ndodhë ndryshe. Me këtë dua të them se nëse gjakrrjedhja menstruale të vazhdon normalisht, shtatzënia nuk ka ndodhur dhe kjo konfirmohet edhe nga rezultati negativ i testit të shtatzënisë që ke bërë.

Bëj një ekzaminim ekografik për të përjashtuar mundësinë e praniësë së ndonjë kisti.

Gjithë të mirat.

(12 vite më parë)
ju falemnderit shume..dhe me falni qe ju bera pyetje shum her ne shum menyra doja qe tja beja sa me te qart juve ate cfar me mundonte ju pershendes cdo te mire

/komuniteti