Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare analiza duhet te bej nese defekti eshte gjenetik dhe kur duhet te behen keto analiza?

Une kam bere nje abort per here te dyte heren e pare ishte abort spontan ne javen e 6 me filloj hemoragjia.ndersa kete rradhet fetusi ishte zhvilluar deri ne javen e 9 nderko une isha ne javen e 13 dhe fetusi nuk kishte dale dmth ishte missed abort.pasi nuk kisha ndonje shqetesim.ne fillim mjeku i familjes me tha qe te merrja 2 kokrra ne dite progresteron ndersa mjeku gjinekolog me tha qe te mos e merrrja progresteronin pasi nuk me sherbente shume. kam bere te gjitha nalalizat qe tregojne se nuk ndodh aborti nga shkaqe infektive.cfare analiza duhet te bej nese difekti eshte gjenetik dhe kur duhet te behen keto analiza se mjeku me tha pas 3 muajsh.Dhe a kam mundesi une qe ti menjanoj ato probleme per te rinisur nje shatezani te re pa 6muajsh pasi jam shume e shqetesuar per difektin qe mund te keme qe shtateznite nuk i kam te mbara. ju faleminderit per pergjigjet tuaja

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Nëse difektet gjenetike janë shkaqet e abortit, rekomandohet të bëhet kariotipi i prindërve dhe veçanërisht ai i materialit të abortit. E nevojshme është edhe vlerësimi i kardiolipinave të cilat tregojnë nëse shkak i abortit ka qënë bllokimi i vazave të vogla të palcentës. Nëse rezultatet dalin normale, shtatzënia është e mundshme të ndodhë dhe të ketë ecuri normale deri në lindje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti