Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam shtatzene ne javen 6+2 dhe kam dhimbje si te ciklit

Para dy diteve kam pas si shejime si sekrecione te kafta tash me nuk kom por dhimt po kam nganhere qe as me ec spo muj mire a egziston mundsia qe mitra eshte tu u rrit?? kjo ehste shtatzania ime e 4 .. te tri lindjen me here ti kam kry normal.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Dhimbjet e forta në fund të barkut, sidomos kur shoqërohen me gjakrjedhje nuk mund të konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë. Të rekomandoj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë një ekzaminim ekografik dhe vlerësuar gjëndjen e shtatzënisë. Ai do të japë rekomandime në bazë të rezultateve të vizitës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(12 vite më parë)
Flm shum doktoresh dje kesh te gjinekologja me tha qe beba mire osht sot kam hi ne javen 7+0 me tha qe gjdo gje mire eshte ...

/komuniteti