Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundesi te jem shtatzane?

Une po thoja se ciklin menstrual e kam te rregullt mardhenje me te fejuarin kam patur per te fundit her para tre muajve dhe pas kesaj une tani kam cikel te rregullt por kam degjuar se thon qe mund te kesh cikel edhe kur je shtatzen dhe nga kjo frik bera dhe testin shtepiak te urines dy here te dy herat rezultoi negativ dmth qe nuk jam..nga kto gjera cikli testi ose dhe simptomat qe jan ne shtatzani duhet te jem e bindur se nuk jam dhe kjo eshe me e mira per mua sepse nuk eshte koha tani per femijen ne muajin gusht martohem por problemi i vetem qe me ben te dyshoj se mos jam shtatzen eshe ajo qe kam marr 3ose4kg brenda ketyre muajve dhe pak jam me e shendosh ne bark prandaj dhe ju pyeta juve te kesh cikel te rregullt te dalin testi negativ tmos kesh fare simtoma te shtatezanis vetem kjo qe jam shendoshur pak fare ne bark ka prap mundesi te jem shtatzen apo vetem jam fiksuar pas atyre 3kg qe kam marr ???? ju falemnderit shume.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aulona

Kur shtatzënia fillon, gjakrrjedhja menstruale ndërpritet. Pra nuk ka cikël menstrual, deri pas lindjes dhe kjo periudhë mund të zgjasë edhe nga 6-të deri në një vit. Kur shtatzani nuk ka filluar, cikli menstrual vazhdon të vijë normalisht, në periudha të caktuara që mesatarisht është çdo 28-të ditë.

Për të sqaraur dilemën që paraqet. Të rekomandoj të bësh edhe një beta hCG.

Gjithë të mirat.

/komuniteti