Bebi godet poshte!
Era 2013
(12 vite më parë)
Përshëndetje Era
Situata që përshkruan nuk është normale. Të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës. Nëse gjatësia e qafës së mitrës është e shkurtër, duhet të shtosh në terapi edhe nifedipin, e cila rekomandohet për efektin e saj tokolitik.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Jam ne javen e 26 te shtatz,dhe prej dy ditesh e ndiej bebit te levize poshte sikur do te dale,gjithashtu levizjet jane me te ralla. Ne javen e 24 me ka ndodhur e njejta gje;shkova te mjeku per ekzaminimin e qafes se mitres dhe cdo gje ishte ne rregull,pervec se dukej qe kisha kontraksione.Kam mare mjekimin me spasmex dhe magnez,,mjekim te cilin jam duke e vazhduar ...Mirpo prej dy ditesh me eshte perseritur e njejta situat, Mendoni se duhet te shkoj serish tek mjeku apo duket situate normale... Ju falenderoj