Rreth gjirit
Klarisa Risa
(12 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Me sa shpjegon, nuk bëhet fjalë për ndonjë masë tumorale. Pjesa e fortë që prek, mendoj se është grumbullim qumështi e cila nuk ka mundësi të dalë normalisht nga gjiri. Skuqja, dhimbja dhe fryrja janë shenja të një infeksioni të kësaj pjese të gjirit për të cilën, duhet të drejtohet sa më parë tek mjeku për të marrë antibiotiku terapi dhe parandaluar një mastit të mundshëm.
Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto ditën e hënë në SUOGJ “Koço Gliozheni”, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965, që ta ekzaminoj gjirin dhe të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, un kam lindur ka tre muaj dhe muajn e pare kisha dhimbje te gjinjte, me dhimbnin shum thithkat, pastaj me kaloi, vazhdoj ta ushqej vajzen me gji dhe me qumesht shtes, problemi im eshte se u ben tre dit qe gjiri i djathte me eshte forcuar pjesa e poshte por jo thithka, eshte bere e kuqe dhe e fort dhe kur e shtrengoj ose prek me dor me duket sikur eshte formuar si kokerr por jo ne nje vend ne te gjith pjesen e skuqur, dhe me dhemb kur e prek, dje mora nje paracetamol dhe sot pothuajse me ka akluar e skuqura dhe me dhemb me pak, doja nje mendim tuajin a mund te jete dicka shqetesuese? sepse un e kam prekur vazhdimisht gjoksin keta tre muaj pasi ushqej vajzen dhe nuk kam pas asnje lloj kokrre, dhe me 23 janar kisha vizit te gjinekologia ime, me kontrolloj gjoksin e asgje nuk kisha, a mundet te formohet ne kaq pak dit nje tumor sepse jam shum e shqetesuar, ju lutem nje mendim, faleminderit.