Shtatzani apo crregullim cikli?
Arta Arta
(12 vite më parë)
Përshëndetje Arta
Gjatë gjidhënies, menstruacionet janë të çrregullta. Kjo gjendje është e favorshme edhe për të filluar një shtatzëni qoftë edhe të padëshiruar, sidomos kur çifti nuk ruhet gjatë raporteve seksuale. Prit edhe dy-tre ditë dhe bëj një test shtatzënie dhe nëse ai del pozitiv, tregon se shtatzënia ka filluar. Nëse po, fillo marrjen e acidit folik. Gjithashtu kontako mjekun që do i besosh ecurinë e shtatzënisë, për të bërë vlerësimet e nevoshme dhe rekomaduar strategjinë e mbarëvajtjes së shtatzënisë. Mirë do të jetë që fëmijën ta shkëputësh nga dhënia e gjirit.
Gjithë të mirat.
Prsh. dr.e nderuar.une menstracionet e fundit I kam pasur me 14 shkurt ciklin e kam cdo 27 dit dhe akoma nuk me ka ardhur cikli.jam duke tentuar per shtatzani gati 6muaj.theksoj se djalin e kam ne gji eshte nje vjet e gjysem dhe mendoja se nuk do te ndodh shtatzania deri sa te ja heq gjirin djalit?a mendoni se mund te jem shtatzene edhe pse akoma jam nene gjidhenese?ju faleminderit per mirekuptimin