Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Me rekomanduan amiocintezen

Dr Moza do isha shume mirenjohese te me kthenit pergjigje sa me pare. Jam ne javen e 25 te shtatezanise, ndiqem ne nje spital privat ne Tirane, cdo gje ka shkuar mire deri tani, dabell test e cdo gfje, para dy javesh kisha ekon morfologjoke dhe aty cdo gje ne rregull por mjeku me rekomandoi amioncintezen pasi bebi ishte pak me i vogel sesa mosha e shtatezanise. Me thane qe do vish pas tre javeve dhe do te shohim zhvillimin e bebit dhe mire do ishte te beje amiocintezen sinqerish po luaj mendsh pse ma rekomandojne nje gje te tille kur thone se bebi ehste mire por pak me i vogel Isha 22 javeshe e dy dite e bebi peshonte 370 gr ju lutem me tghoni dicka sepse kam 2 jave qe sdi cte mendoj??

S Erika (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erika

Me të dhënat që shkruan se; në javën e 22-të plus 2 ditë, bebi peshonte 370 gram, mund të them se është një peshë ideale sipas të gjithë studimeve që përshkruajnë peshën mesatare të fetuseve në moshë të ndryshme të shtatzënisë. Gjithashtu duhet të dish se bërja e amniocentezës nuk lidhet me problemin e peshës.

Nëse e shikon të arsyeshme për të vlerësuar nëse duhet ta bësh apo jo amniocentezën, më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga hëna deri premtem, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti