Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e shpines

Pershendetje doktoresh, se pari ju falenderoj shume per pergjigjet tuaja, gjithashtu gezuar diten e veres e me sa me pak lodhje e shum kenaqesi, une jam ne javen e 22+4 pas shum mundimeve tani jam permiresuar, ne javen e 19+5 bera morfologicen e me rezultoi cdo gje ne rregull me bebin e me dha lajmin e bukur qe presim te behemi me vajze, por shqetesimi im eshte qe kam qe pas javes se 18 kam dhimbje te shpines kam lexuar e mundohem ti zbatoj por sa vjen e me shume po me rendohet aq sa po u shtriva e kam te pamundur te ngrihem vet, nuk e di cfare me sygjeroni qe te bej, ju faleminderit.

Jurida Juri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jurida

Ekzaminim ekografik morfologjik, bëhet në javën e 22-të të shtatzënisë. Mjeku gjatë këtij ekzaminimi përcakton edhe gjatësinë e qafës së mitrës, gjë e cila përjashton mundësinë e rrezikut të një aborti. Nëse gjatësia e qafës së mitrës rezulton normal, për të ndihmuar ankesën e dhimbjes së mesit/kurrizit, të rekomandoj të ndjekësh këshillat e poshtë shënuara:

Bëj banjë me ujë të ngrohtë ose vendos borsa me ujë të ngrohtë – bëj masazhe me vajra bimore në zonat e dhimbjes – mund të përdoret edhe korse – fizioterapia është shumë e efekshme për të dominuar dhimjet e kurrizit –nëse nuk gjen qetësi me këshillat e përshkruara, përdor paracetamol.

Gjithahstu të rekomandoj të bësh analizë të urinës, për të përjashtuar mnundësinë e një infeksioni urinar i cili gjithashtu shoqërohet me dhimbje mesi.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti