Testi beta hcg
T Zh
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Për vlera < 5 mIU/mL, shtatzënia nuk ka filluar. Kur vlerat e beta hCG-së rriten mbi 5 mIU/mL deri në 50 mIU/mL në javën e parë pas kontaktit seksual, shtatzënia konsiderohet e filluar por duhet të verifikohet me ekzaminim ekografik me sondë vaginale afërsisht në fund të javës së 6-të të shtatzënisë.
Duhet të dish se testi (i urinës) shtëpiak për shtatzëni shpesh edhe mund të tregoj vlera fallco, ndaj është mirë të përsëritet ose të bëhet testi i beta hCG.
Gjithë të mirat.
Peshendejte desha te pyes sa duhet te jete vlera e testi te analizes se gjakut beta hcg Nese eshte pozitiv e kam fjalen per fillim te shtatzanis.Dhe sa kur eshte negativ.Ngase testi shtepiak me dolen pozitiv por doktoresha me drejtoi te bej nje beta hcg ngase ne ultraze nuk vrejti azgje.Mua ky test me doli <5.Te lutem nje sqarim rreth ketij testi. Faleminderit te pershendes shum....