Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Escherichia coli dhe antibiotiku

Pershendetje doktoresh, Jam shtatzene 13+4 , ne analizen e urinokultures me ka dal Escherichia Coli, sipas antibiogramit doktori ma ka qit kete antibiotik Nitrofurantoin 3 here 1 ( 10 dite), dua te di s a eshe i rrezishum ky bakter qe edhe beba ime te infektohet dhe a mundent me ndiku negativisht ne zhvillimin e bebit ky antibiotik. flm per pergjigjet tuaja

Nebahate Arti (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Esheria koli është shkaktar i infeksioneve urinare, cilat duhet të trajtohen sidomos tek gratë shtatzëna pasi mund të prishin ecurinë e shtatzënisë. Trajtimi bëhet duke u bazuar në antibiogramë. Në moshën e shtatzënisë në të cilën ndodhesh, trajtimim me antibiotikë është i rekomanduar. Prandaj mos hezito të përdorësh medikamentin që të ka rekomanduar mjeku.

Të uroj shtatzëni të mbarë

/komuniteti