Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia pas lindjes

Pershendetje doktoresh desha te pyes se si mund te ndodh qe pas lindjes gruaja te mbes shtatzen ne munges te menstracioneve, kurse esht e dijshme qe ovulimi ndodh pas periudhes se menstracioneve. Sic kam lexuar gjat kkohes kur kemi menstracionet veza pergatite te dal.... ne qofse keni mundesi te me spjegoni pak ju faleminderit kaloni mire :)

Bora 00 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bora

E ke gabim dijen për kohën/rradhën e ovulimit dhe gjakrrjedhjes menstruale.

Në fillim ndodh ovulacioni dhe më pas ndodh gjakrrjedhja menstruale. Pra gjakrrjedhja menstruale ndodh kur nuk fertilizohet ovuli. Kjo bën që disa gra të mbeten shtatzëna pas lindjes, duke bërë shtatzëni të padëshiruar, pasi nuk e dinë kur janë apo vijnë ditët e ovulacionit. Prandaj rekomandohet që pas lindjes, gratë duhet të përdorin metoda të planifikimit familjar, për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara.

Gjithë të mirat.

/komuniteti