Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare analizash behen gjate shtatzenise dhe ne cilen jave?

Pershendetje ! Kjo eshte shtatzania ime e pare dhe si gjithe te rejat kam shum frike dua te jem e kujdesshme ne cdo gje.. jam rreth javes 12-13 sipas llogaritjeve te gjinekologut. Shqetesimi im lidhet me analizat e gjakut urines etj qe me kane thene kusherirat se duhet te kisha bere sic kane bere dhe ato qe javet e para te shtatzanise kur i jane drejtuar gjinekologut sipas udhezimit te tij. gjinekologu me te cilin jam lidhur qe ne javen e 4 kur e kam kuptuar qe jam shtatzane, me ka bere vetem eko deri tani dhe se di pse nuk me ka thene ende per te bere ndonje analize per te pare parametrat nese jam mire apo jo duke e ditur dhe vet organizmin tim te dobet qe kam qene pak anemike mungese hekuri,leukocitet e larta,infeksione te lehta e gjera te tilla..A duhet tme kishte thene gjinekologu per analizat qe duhet te kisha bere deri tani apo seshte problem te thone ne muajt me vone? jam aq e merakosur sa me ben te mendoj ta ndryshoj fare gjinekologun qe do tme ndjeke shtatzanine se kam pershtypjen qe ai duhet t'me udhezoje per cdo gje qe un mund t'mos e di per shtatzanine dhe jo ti them un ca duhet te bej e cfare jo. flm

Angel Mybaby (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Angel

Pavarësisht se çfarë analizash ke bërë apo nuk ke bërë, mosha e shtatzënisë në të cilin ndodhesh, është taman koha për të bërë analizat dhe ekzaminimet që po të shkruaj më poshtë.

- Analizë gjakut komplet së bashku me grupin e gjakut dhe rhezusin - analizat biokimike ku përfshihen provat e heparit/mëlçisë, veshkave dhe sheqerit në gjak - analiza për robeolën, toksoplazmën, citomegalovirusin - analiza e urinës komplet - ekzaminimin ekografik për matjen e transparencës nukale - bitestin nëpërmjet të cilit vlerësohet difektet kromozomike të embrionit.

Gjatë vizitën mjeksore, mjeku mundet të që kërkoj të bëhen e analiza të tjera nëse e shikon të domosdoshme.

Gjithë të mirat.

Agustela (10 vite më parë)
Pershendetje.une sapo kam bere testin dhe me ka dale positive.periodat e fundit I kisha me daten 1dhjetor.sa javshe quhem? Dhe kur duhet te shkoj per te bere egon?

/komuniteti