Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 26 te shtatzenise, deri me tani ka qene cdo gje ne rregull. Tani e disa dite kam filluar te kem dhimbje te eshtrave nen vagine dhe kukave. Kam bere strishot vaginale, cervikale dhe kllamidian. Kllamidia me ka dale negative, ndersa strishot vaginale dhe cervikale kane dale keshtu: ME KULTUR NUK JANE IZOLUAR BAKTERE PATOGJENE, ndersa PREPARATI MIKROSKOPIK: Qeliza epiteliale te deskvanara, leukocide PMN C 10 nove gram H/ Flora normale... Kerkoj falje nese pershkrimin nuk e kam bere sakte, mirepo skam mundur ta kuptoj doreshkrimin. Te lutem doktoreshe me aq sa ke mundur ta kuptosh me trego se qka do te thote kjo, si dhe dhimbjet qe ti pershkrova mesiper a jane per tu brengosur? Te falenderoj shume.

Shkurta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta

Analizat tregojnë se nuk ke probleme të infeksioneve.

Dhimbjet që paraqet në eshtra, mund të vijnë si rezultat i mungesës së kalciumit, magneziumit dhe hekurit. Është e rekomanduar marrja e multivitaminave që kanë në përbërjen e tyrë kriprat minerale. Një nga këto multivitamina është “multicentrum materna”.

Të uroj shërim të shpjetë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti