Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 25 e shtatzanise, kerthiza plage!

Pershendetje doktoresh, uroj te jeni mire! Jam ne javen e 25 te shtatzanise, shqetsimi im eshte me kerthizen time, hera e par sot pash nje shtres kore rreth kerthizes, e pastrova dhe thash do me kaloj, tani ne dark po djeg e shikoj si te lengshme kerthizen e me jep krruarje , mos kam ndonje problem? A ndikon te bebja kjo gje? Jam ne merak te kontaktoj mjekun apo te pres mbase me kalon vet.ju falenderoj!

Lungo Mare (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ankesa që shkruan nuk duhet neglizhuar, ndonëse nuk ka lidhje apo të ndikoj negativisht tek bebi. Prandaj të rekomandoj që të kontaktosh mjekun për të vlerësuar gjendjen vizuaisht dhe përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni apo tromboze.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti