Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të shkoj lindja në mënyrë normale?

Jam ne javen e 31-te te shtatzenise se dyte, mirepo ne fillim te muajit te katert kam pas nje operacion per nje ciste ne vezoren e majte e cila ka qene e madhe 14 cm, plaga e operacionit eshte bere si lindje cezariane, pas operacionit jam mire, dhe gjithcka po shkon ne rregull sikurse shtatzenia e pare. Jam e interesuar a mund te shkoj lindja normale pasi qe vajzen (femiun tim te pare) e kam lind me lindje normale? Ju faleminderit.

Maki (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maki

Me sa më shpjegon, nuk shoh ndonjë arsye që edhe kjo lindje të mos shkojë normalisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindjen e një fëmije të shëndetshëm, me rrugë normale/vaginale.

/komuniteti