Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion i gjendrave të Bartolinit

Pershendetje .. kam pak dite qe kam vene re nje si koker si "gjenderr" ne pjesen fundore te vagines, ne krahun e djathte (timin) edhe afer kembes (kofshes), ne gjendje normale nuk kam dhimbje madje edhe kur e prek shume pak dhimbje kam, (me ka bere shume merak) ciklin e kam te rregullt (kete muaj me levizi 2 dite), vetem se kam acarim (kruarje) ne pjesen vaginale, ju lutem nese mund te me jepni nje pergjigje se jam bere merak? Ju faleminderit.

Brisi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në pjesët fundore në hyrje të vaginës, ndodhen dy gjendra të vogla funksioni i të cilave është lubrifikimi i vaginës gjatë raporteve seksuale. Ato prodhojnë një sekrecion të lëngshëm që ndihmon këtë raport. Infeksioni që ankon, bën që tubat e këtyre gjendrave të mbyllen dhe të mos lejohet dalja e këtij sekrecioni. Klinikisht fillon të paraqitet kjo kokërr e vogël e dhëmbshme që quhet Bartolinit.

Drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminim gjinekologjik dhe për të konfirmuar diagnozën, pasi ka mundësi që kjo të vijë duke u zmadhuar dhe të bëhet më e dhëmbshme nëse nuk trajtohet.

Leandra (14 vite më parë)
Pershendetje doktoresh edhe une e kam po te njejtin problem por nuk kam as dhembje dhe as kruarje apo dicka tjeter, kam qene te mjeku dhe me ka thene se nuk eshte problem nese nuk paraqet dhembje dhe nuk zmadhohet me shume. Ju kisha lut te me tregoni a paraqet ndonje rrezik nese mbes shtatzene dhe a eshte problem nese lindi foshnjen me kete ciste? Pres pergjegjjen tuaja ju faleminderit...

/komuniteti