Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonimi i ciklit menstrual

Pershendetje, kam vonese me ciklin menstrual, hera e fundit qe kam pasur eshte me 25 Janar 2014, kam bere testin e shtatzanise para 10 ditesh dhe me ka dalur negativ, sot isha te gjinekologu me tha se ndoshta je shtatzane nuk jam i sigurt nese je shtatzane ateher je qe 12-13 dite, prap e bleva testin tani dhe me dul negativ jam shume e shqetesuar per kete gjendje ju lutem ndihmomeni

Valmira Smajli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valdona

Nëse shtatzënia do të ishte e pranishme, do të ishte në mesin e javës së 7-të dhe ekografikisht ajo do të dukej dhe rrahjet e zemrës fetale do të ishin të pranishme. Nëse nuk ke bërë ekzaminim ekografik, të rekomandoj të bësh një beta hCG e cila do të konfirmoj praninë ose jo tw shtatzënisë. Nëse shtatzënia nuk do të konfirmohet, mjeku duhet të bëjë edhe disa ekzmainime të tjera, për të vlerësuar shkakun e vonesës menstruale dhe trajtuar atë.

Gjithë të mirat.

Valmira Smajli (12 vite më parë)
ju faleminderit shume e vleresoj ndihmen tuaj. gjithe te mirat

/komuniteti