javë pas jave
Pershendetje Jeta,
Eshte kohe vjeshte kur infeksionet e rrugeve te sipermes respiratore jane shume te shpeshta. Mund te perdoresh paracetamol, por te kombinuar me barna tjera (te cilat reklamohen se heqin simptomat e gripit dhe te ftohurit). Kollitja nuk ndikon negativisht te fryti, keshtu qe mos u merakos. Nese vazhdon te kesh kolle qe shoqerohet me dhimbje te muskujve, atehere konsultohu patjeter me mjekun. Mos perdor asnje bar pa u keshilluar paraprakisht me ne (bebaime.com) ose me gjinekologun tend. Dymbedhjete javet e para te shtatzenise jane shume delikate per frytin ,sepse eshte koha e organogjenezes. Domethene ne kete periudhe krijohen te gjitha organet e bebes, dhe cfaredo qe merr ti kalon edhe te beba gje qe mund te shkaktoje ndonje problem. Ka barna perdorimi i te cilave eshte i sigurt, por mos merr asnje bar pa u keshilluar paraprakisht.
Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!


I nderuari Dr. Memli, jam ne javen e 11 te shtatzenise. Nga java e kaluar kam ftohje ne fyt dhe kollitem gjate dites. Nuk kam perdorur barna, vetem çajra te ndryshem dhe mjalte. A mund te ndikoje negativisht kollitja sepse jam e shqetesuar (edhe pse diteve te fundit kollitem me pak). Ju falemnderit.