Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione kafe

Përshëndetje doktoreshë,uroj te jeni mirë.Unë jam ne javën e 13 të shtatzanise,të premten isha në kontrollë dhe beba ishte shumë mirë,por ajo që po me brengos është se gati çdo ditë po kam sekrecione te kafta me ngjyrë të hapur,theksoj se dhimbje nuk kam,e kam vërejtur se çdoherë që më vjen ftohtë më ndodh,jam në merak shumë se mos po pësoj abort,ju përshëndes shumë

Dona Matin (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adona

Më vjen mirë që beba është shumë mirë, ndonëse nuk e kuptoj sepse gjendja që përshkruan nuk është normale. Të rekomandoj që disa ditë të qëndrosh rregjim shtrati dhe të marrësh si trajtim preparatet që kanë në përbërjen e tyre progesteron (menaelle, duphaston, utrogestan), dhe spazmolitikë. Evito qëndrimet e gjata në këmbë, punët rënda dhe ecjet e gjata. Pas 10-të ditësh, bëj një kontroll ekografik për të vlerësuar ecurinë e shtatzëninë. Nëse sekrecioanet hemorragjike vijnë duke u shtuar, drejtohu menjëherë në shtëpinë e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti