Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjes

Pershendetje deshta te pyes, kam dhimbje po jo shume ne anen e djathte nen bark, diten e pare te ciklit e kam pas me 13.10.2011 deshta te di se cfare mund te kem?

xxx (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëqoftëse do kishe edhe ankesa për shtim të sekrecioneve vaginale, dhimbja që të shqetëson mund të ishte pasojë e një infeksioni gjenital të lënë pa trajtuar ose nuk është trajtuar ashtu siç duhet. Infeksioni mund të ketë kapur pjesën e sipërme të traktit riprodhues, konkretisht vezoren e djathtë duke dhënë një adneksit të djathtë që klinikisht paraqitet me dhimbje.

Nëqoftëse nuk e ke ankesën e shtimit të sekrecioneve vaginale, të rekomandoj të bësh një analizë dhe kulturë të urinës për të përjashtuar mundësinë e infeksionit urinar të mundshëm, i cili paraqitet edhe me dhimbje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti