Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikon analiza e urines?

Doktoreshe. Une ka dy dite qe kam sekrecione kafe dhe dhimbje te lehta sikur do vije cikli. Shkova te mjeku dhe me tha qe jane normale por nuk me beri kontroll pasi nje kontroll ma beri para nje jave.dhe me tha per kontrollin tjeter ta bej mbas nje jave. Gjithashtu une vete bera dhe nje analize urine vete pa me thene mjeku.nuk e kam marr pergjigjen por doja te dija qe a ndikon per keq ne analizen e urines sekrecionet kafe. E theksoj qe nuk kam shume.po kur fshihem. Ju faleminderit per cdo pergjigje qe me keni dhene.

Ina ..... (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Prania e sekrecioneve kafe nuk ka lidhje me ndonjë infeksion të mundshëm urinar.

Prania e sekrecioneve kafe e shoqëruar me dhimbjet në fund të barkut, nuk është normale dhe tregon mundësinë për rrezik dështimi. Deri sa të bësh kontrollin e kërkuar nga mjeku, të rekomandoj të përdorësh spazmolitikë (spasmex, phloroglucinol) dhe utrogestan (menael ose dyphaston). Mënyrën e përdorimit dhe dozat i përshkruan mjeku që të ndjek shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti