Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kondillomat ne shtatzeni

Pershendejte desha te ju pyes per kondillomat ne shtatzani a jane te rrezikshme dhe cila eshte menyra me e mire per ti hequr ato me djegije a po me krema psh(aldar) ose diqka tjeter

Jehona Musliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona

Nëse kondilomat janë të vogla dhe jo shumë të përhapura, rekomandohet heqja me preparate medikamentoze. Një nga më të preferuarat është condilin, e cila pikohet mbi çdo lyth për katër ditë rrjesht dy herë në ditë. Bëhet tre ditë pushim dhe proçedura rifillohet deri në zhdukjen e plotë të tyre. Nëse kondilomat janë të shumta dhe të përhapura, heqja e tyre bëhet me diatermo-koagulim ose me krioterapi (azot i lëngshëm). Trajtimin e vendos mjeku.

Kondilomat nuk kanë ndikim në ecurinë e shtatzënisë, por mënyra e lindjes është me operacion cesarian. Kjo mënyrë lindje zgjidhet për të mos patur kontak bebi gjatë lindjes më infeksionin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti