Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullimi i ciklit

Dok desha te pyes kam qrreggullim te ciklit kohe ve te fundit kam perdorur dufaston per me i rregullu por prap kete muj kam qrregullim e bera testin me doli neg edhe ekon e bera te mjeku me tha se jam shum mire por kur me pa me kontrolle gjin me tha qe kam shum infeksion me dha te bej pap testin e bera me kishte dal shkalla e 2 edhe kam qumsht ne gji mjeku me tha e me eshte rritur prolaktina nga stresi qka duhet te bej me kete gjendje a mund te sherohem per te fulluar nje shtatezeni pasi tentoj por spo kam sukses flm dok se e zgjata shum

Be Lina (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Për të diagnostikuar llojin e infeksion dhe llojin e trajtimit më efikas, duhet të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale. Nga rezultatet e kësaj analize mjeku, rekomandon trajtimin e nevojshëm.

Shkaku i çrregullimit menstrual gjëndet me anë të analizave hormonale (FSH, LH, Prolaktinë, TSH). Duke u bazuar në rezultatet e analizave, mjeku do të japë trajtim për të rregulluar nivelin hormonal. Vetëm pas stabilizimit të niveleve hormonale, cikli menstrual rregullohet dhe nuk është më i çrregullt. Vetëm në këto kushte mund të tentosh për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti