javë pas jave
Përshëndetje Lejla
Që të konsiderohet fillimi i një shtatzënie, duhet të jenë të pranishme shenjat e përgjithshme të saj, ose konstatimi nga testi i shtatzënisë ose nga analiza e beta HCG-së ose nga vizita gjinekologjike me ekografi transvaginale. Mbi këtë bazë, nuk e di nëse ke mbetur apo jo shtatzënë.
Nëse do të llogaritet vonesa menstruale, mund të them se një nga shkaqet e saj është fillimi i shtatzënisë. Kështu që, nëqoftëse data 16 shtator ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, atëherë vonesa është rreth 9-të ditë. Kjo vonesë, më bën të mendoj se shtatzënia ka filluar. Megjithatë konfirminim e saktë do ta marrësh nga vizita e planifikuar, që do bësh me mjekun ditën e premte.
Sinqerisht të uroj të të jetë plotësuar dëshira për fillimin e shtatzënisë.


E nderuara doktoreshe, me jane vonuar menstruacionet, data e fundit ka qene 16.09.11, dje e kam bere testin e shtatzenise me doli negativ a eshte e mundur me dale negativ shkaku qe une nuk e kom bere me urinen e pare kur jam zgjuar nga gjumi, dmth kam fletur perseri kur jam zgjuar e bera testin jo heren e pare kur u zgjova, keshtu shume shenja te shtatzenise i kam tash, jom ne dileme, te premten kam nje takim me mjekun. Dua te di me heret nese jam shtatzene? Falemderit e nderuara doktoreshe, pres pergjigjen tuaj.