Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Escherichia coli

Pershendetje e nderuara Dr. Mimoza Kerkoj nje mendim tendin nje ndihmes, jam ne javen e 30 te shtatzanis kam bere strishon cervikale dhe ata vaginale ne te dyjat asht i pranishem escherichia coli poashtu para 2 muajve ne urinokultur mka dalur escherichia coli qka mkishe kshillu ti sha me bo shka me marr ku me shku ku me gjet nai zgjidhje mi elminu .,,, Edhe sa asht e rrezikshme per bebin... Faliminderit Pres pergjigjen tuaj

Gona M (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gona

Kultura e sekrecioneve vaginale si dhe ajo e urinës, përveç shkaktarit të infeksionit shoqërohet edhe me antibiogramë në të cilën përshkruhen llojet e antibiotikë më të efekshëm. Midis antibiotikëve të efekshëm, mjeku zgjedh të përshtatshmin dhe e përshkruan në recetë. Ai gjithashtu do të rekomandoj përveç antibiotikëve edhe një trajtim lokal vaginal me ovula.

Të rekomandoj që të kesh kujdes në larjen e zonën intime. Përdor ujë të ngrohtë dhe sapun dhe shplarja duhet bërë më parë në zonën gjenitale dhe më pas në zonën anale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti