Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abortova mbas sekrecioneve kafe

Pershendetje doktoreshe. Une mbreme ne abortova ne shpi.nga selrecione kafe qe kisha mu bene gjak te kuqe edhe pse ne fillim dhimbjet nuk i kisha te renda vazhduan duke mu shtuar. Ishin dhimbje te forta me vinte per te shty derisa epashe kur me doli me gjak nje gje e vogel .dhe ne at moment me pushuan dhimbjet e tmerrshme.gati 3 ore ne ate gjendje.ne mengjes heret shkova te mjeku.dhe me tha qe nuk kisha nevoje te pastrohesha se me kishte dal komplet vete.analizat ishin cdo gje mire nga cdo gje.asnje llloj infeksioni.doktori ja la si opsion kromozomeve arsye e ardhjes se abortit.une nje dite perpara isha te mjeku dhe ja shpjegova situaten qe kam sekrecione kafe e pak dhimbje,e me tha jane normale.e ne darke une abortova.tani mbas abortit me tha nuk kam nevoj per mjekim fare,vec me dha ca tableta microgynon 30. Dhe me tha mbas nje muaji mund te filloj te tentoj per shtatzani prap.a nuk eshte shpejt doktoreshe?une tani akoma vazhdoj me dhimbje therje te forta here pas here,po te cohem ne kembe lodhem shpejt e me shtohen dhimbjet.si duhet te veproj tani mbas aborti? Cfare keshillash me jep? Se ketej ne vend te huaj mu me la me dhimbje e me sekrecione dhe ne fund perfundoi ajo qe kisha nisur. Ma falni doktoreshe se i rashe shume gjate.ju faleminderit per cdo pergjigje qe me keni dhene.

Ina ..... (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Më vjen keq për sa ka ndodhur. Shkaqet e aborteve janë të ndyshme dhe mund të jetë edhe gjenetike si ka thënë edhe mjeku ku je kontrolluar.

Të rekomandoj; - të përdorësh shtatë ditë antibiotiko-terapi dhe ovula dizifektante lokale.

Mikrogynon ta përdorësh për të evituar një shtatzëni e cila mund të ndodhë edhe disa ditë pas abortit.

Pas një aborti, rekomandohet që shtatzënia e rradhës të tentohet pas 6-të muajsh, pasi gjatë kësaj periudhe çifti duhet të kryej disa ekzaminime që ndihmojnë për të gjetur dhe trajtuar shkakun e mundshëm të abortit.

Të uroj gjithë të mirët.

/komuniteti