Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa javë i kam?

Pershendetje Dr. Mimoza menstruacionet e fundit i kam pas me 11.9.2011, me kane ardh me 17.9.2011. I kam kry deshta me dite sa jave jam dhe nese i kam 4 jave shtatzene a mundet doktori me dallu beben ne eko? Nganjehere rralle po kam dhimbje ne anen e djathte dhe nganjehere po me therr fundi i barkut, a eshte normale kjo? Te pershendes.

Lorena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Nëse ke dashur të thuash se dita e parë e gjakrrjedhjes ka qënë data 11.9.2011 dhe dita e fundit 17.9.2011, atëherë shtatzënia e mundëshme është 5-së javë plus 3 ditë. Për të vërtetuar praninë e saj, mund të bësh një test shtëpiak në këtë javë. Konfirmimi i shtatzënisë bëhet edhe me testin e beta HCG-së, ose me ekzaminim ekografik trasvaginal duke filluar edhe nga java e 5-të e saj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti