Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zvogelimi cervical

Pershendetje, qe ne fillim te shtatzanis filloj te zvoglohet cerviksi ne 32.2 dhe tan kohen kam qe ne terapi dhe ja arrita ne javen e 28 te shtatzanis dhe cerviksi eshte shkurtuar tash me ne 28 eshte problem apo tash me eshte normale ?

Life Shkupi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Life

Shkurti i qafës së mitrës tregon për prani të rrezikut për lindje parakohe. Të rekomandoj të vazhdosh trajtimin me spazmolitikë dhe të rivlerësohet gjatësia e qafës së mitrës në javën e 32-të të saj. Nëse ajo do të vijë duke u shkurtuar, kërko nga mjeku të bëj injeksionin për të rritur pjekurinë e mushkrive të bebit.

Qëndro sa më shumë rregjim shtrati, evito qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e lodhshme, si dhe evito të gjitha llojet e punëve të shtëpi apo punë si dhe raportet seksuale.

Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.

/komuniteti