Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ju lutem më ndihmoni sepse jam shumë keq!!!

Jam 18 vjecare, ndjehem shume keq qe 4 muaj, kohe pas kohe kam temperature, dhimbje barku edhe ne mes edhe ne fund lukthi, vjellje, jashteqitje, me kercasin zorret, kam gazra shume dhe gogesime, kam bere analizat e urines dhe gjakut me kane dale mire. Me 2 Qershor kam pasur nje abort 5 javor me vakum, i cili shume me ka stresuar ne anen psiqike mirepo nuk kam pasur ndonje komplikim ne organizem derisa me 1 Gusht per here te pare kam marre tableta kunder shtatzenise, jam ligeshtuar per vdekje, kam qendruar ne spital duke marre infuzione, mirepo mendoja qe vetem isha e helmuar nga ushqimi gjersa prape ne fund te muajit me 1 Shtator per here te dyte prape kam marre edhe nje tablete kunder shtatzenise pas marredhenieve. Kisha simptomat e njejta mirepo kesaj rradhe edhe gjakderdhje nga vagina kurse ciklin menstrual e prisja me 21 Shtator, JU LUTEM ME NDIHMONI SEPSE QE NGA ajo kohe une me nuk ndihem mire, kam humbur shume peshe, nganjehere nga mundimi me vjen ti jap fund jetes!

Tina Tina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Me sa shpjegon, mendoj problemet duhen ndarë dy drejtime.

Dhëmbjet e barkut edhe në mes edhe në fund të lukthit, vjellje, jashtëqitje, kërcitje të zorrëve, gazrat dhe gromsirat, mund të jenë pasojë e një infeksioni gastrointestinal. Për të përjashtuar këtë mundësi, të këshilloj të bësh analizë të feçeve/jashtëqitjes.

Kontracepsioni i urgjencës, në përgjithësi çrregullon ciklin menstrual. Prandaj drejtohu në qëndrat e këshillimit të planifikimit familjar, për të zgjedhur një metodë kontraceptive. Mendoj se pas kësaj situata do të qetësohet.

Më vjen keq për abortin që të ka ndodhur. Mjekët duhet të gjejnë shkakun për tu mos përsëritur e njëjta diagnozë, si dhe shtatzëninë e rradhës të rekomandoj të konceptosh pasi të kenë kaluar 6-të muaj.

Të uroj gjithë të mirat.

Tina Tina (15 vite më parë)
Te falenderoj shuum per pergjigjen tende para 3 dite kam ber analizat te urines dhe gjakut rezulatet me kan dal mir,mirpor te jashtqitjes i kam ber dje edhe ende nuk i kam marr rezultatet.Do te drejtohem per ndihm edhe tek qendra e keshillimit familjar.

/komuniteti