Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Folikuli me madhesi 1.9 cm

Brenda nje muaji me kane ardhur mestracionet 3 here.Mestracionet me kane ardh me rregull,ne ate date qe eshte dashte te vijne(6 dite),kur i mbarova pas dy dite pushimi me erdhen prap,dhe zgjaten njesoj(6 dite),dhe prap nje dite pushim,sot ne mengjes me erdhen prap,por me nje ngjyre me te mbyllet. Mjeku me tha qe mitra eshte ne AVF,endometriumi i theksuar,ne anen e djathte folikul me madhesi 1.9 cm,ovarja e majte p.v. A ka mundesi te me shpjegoni me kjart se cka mund te jete?

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edi

Çka përshkruan, është një çrregullim i ciklit menstrual. Të dhënat ekografike janë brënda parametrave të normës. Për të gjetur shkakun duhet të bëhen analiza të niveleve hormonale. Mundet që mjeku ka dashtë me gjet shkakun e çrregullimit menstrual, por nuk e di a ja ka arritur?

Për të zgjidhur problemin që ke, më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga dita e hënë deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00 me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti