Dhimbje gjatë shtatzënisë së hershme
Dalina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dalina
Mjekimi që të kanë rekomanduar, është i përshtatshëm për të shmangur një abort të mundshëm. Të sygjeroj, që këtij trajtimi ti shtosh edhe spazmolitikë që do të ndihmojë për të mos patur dhimbje në fund të barkut. Gjithashtu të rekomandoj, të qëndrosh rregjim shtrati deri sa të kalosh këtë periudhë rreziku.
Urokulturën duhet ta bësh pa tjetër, dhe trajtimin sipas antibiogramës duhet ta zbatosh me rigorozitet sepse disa infeksione urinare prishin ecurinë normale të shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.
Kam hyre ne javen e 10 te shtatzenise, ciklin e fundit e kam pas me 21.08.2011 perpara kesaj shtatzenie kam pas 2 aborte spontane ne javen e 6 dhe te 11, i kam ba analizat e gjakut dhe urines, ne urine me kane dal bakterie dhe per ate arsyje mjeku me ka dhene me ba dhe urinokulturen, mjeku me ka thane qe fetusi po zhvillohet mire por une po kam dhimbje ne shpine ndonjehere dhe ka dite qe po e therr dhe barkun saktesisht ne kerthize, po kam dhe gjakderdhje jo gjak po dicka si ne te kafte, marre cdo 5 dite nga nje injeksion PROGRESTERON DEPO, ASPIRIN 100 MG, ACID FOLIK 400 MCG, UTROGESTAN 2X100 MG, a jane keto qe ju thash me nalt shenjat e abortit?