Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhen marrë vitamina gjatë shtatzënisë?

Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 23 te shtatzenise, dhe cdo gje duket se po shkon mire. Une marre vetem nga nje kokerr prenatal cdo dite dhe mundohem te ushqehem mire. Disa mikesha me kane thene se duhet te marre vitamina qe i bejne mire femijes por edhe nenes (sidomos per mosrenien e flokeve, aty do kisha kujdesin maksimal). Keshtu qe ju me jepni nje mendim nese duhet te marre vitamina te tjera. Theksoj se ushqehem mire dhe mendoj qe marre ushqim te larmishem. Faleminderit!

Laura (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Laura

Në treg ka shumë marka të vitaminës prenatal, që përdoren gjatë shtatënisë për të plotësuar mungesën e vitaminave që zakonisht duhet të merren nga ushqimet natyrore. Marrja e multivitaminave duhet të bëhet vetëm me rekomandimin e mjekut, dhe asnjëherë nuk duhet të merret mbi dozë apo produkte të ngjashme vitamine në të njëjtën kohë/periudhë, sepse mund të rezultojë mbi dozë vitamine ose mund të japë efekte anësore.

Shumë produkte multivitamin, përmbajnë edhe minerale si kalcium, hekur, magnez, kalium dhe zink. Mineralet e marra veçanërisht në doza të mëdha, mund të shkaktojnë efekte anësore të tilla si ??dhimbje, urinim të shpeshtë, gjakrrjedhje në stomak, takikardi ose ekstrasistula, konfuzion, rënie flokësh, dobësi muskulare etj.

Prandaj përpara se të marrë vitamina dhe kripra minerale, shtatzëna duhet të konsultohet me mjekun mbi shëndetin e përgjithshëm shëndetsor të saj, duke bërë paralelisht edhe disa analiza të cilat e drejtojnë mjekun në rekomandimet e tij mbi nevojën dhe sasinë e konsumit të tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti