Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja gjatë ciklit

Pershendetje doktoreshe. Desha te pyes se me jane vonuar 3 dite menstruacionet kjo nuk me ndodh asnjehere. Kam menduar se mos kam mbetur shtatzene por kur me erdhen menstruacionet dhimbjet ishin te padurueshme diten e pare. Cfare mund te jete se jam e shqetesuar? Kalofshi nje dite te mire dhe te palodhshme.

Shkurta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta

Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, mbi atë që ka ndodhur. Për të sqaruar situatën, të rekomandoj të bësh një ekografi për të vlerësuar kavitetin uterin dhe vezoret. Nëse do paraqiten probleme, këshillat e trajtimit do ti japë mjeku që do realizoj vizitën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti