Mosha e shtatzënisë
Linaaa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Testi shtëpiak i shtatzanisë, vlerëson ndryshimin e vlerave të hormonit të gonadotropinave korionike në urinë për shkak të fillimit të shtatzënisë. Rezultati i besueshëm, konsiderohet ai i bërë 10-të ditë pas fekondimit.
Në javën e tretë të shtatzënisë apo në javën e parë të pas fekondimit, testi i beta HCG-së tregon vlera nga 5-50 mlU/mL. Në javët e mëvoshme rritja është e madhë. Vlerat normale të hormonit të gonadotropinave korionike, është nën shifrën 5 mlU/ml.
Në javën e 5-të të shtatzënisë, me anë të ekzaminimit transvaginal ekografik, është e mundur të vlerësohet me shumë saktësi prania e shtatzënisë.
Shpresoj të kem qënë e vlefshme në përgjigjen time.
Pershendetje doktoreshe, pas sa kohe mund ta di mjeku qe je shtatene pas sa javesh a mund ta di menjehere apo pas sa kohe?