Sekrecione me ere gjate shtatzenise
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Genta
Sa shkruan, tregon se është i pranishëm një infeksion vaginal (e mundshme vaginozë bakteriale). Të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Deri në javën e 12-të mund të përdorësh disifektantë (kremra dhe lavanda), për të qetësuar gjendjen. Pas javës së 12-të mund të përdoret trajtim medikamentoz, pasi infeksionet vaginale kanë efekte negative në ecurinë e shtatzënisë.
Për ankesën që shkruan, drejtohu tek mjeku edhe më parë se të vijë koha e takimit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Doktoresh ! Une hyj neser ne javen e 9 te shtatzenis, dhe keto dy ditet po kam shume sekrecione te bardha dhe mbajn arome shume te keqe, dhe her pas here kam edhe therje vaginale.. a eshte dicka rrezik ? Neser nje jave kam kontrollen e rradhes te gjinekologu, dhe nuk di a te pres apo te shkoj me heret ? Gjakderdhje apo dicka tjeter nuk kam, perndryshe ndjehem shume mire.. ne fillim fare kisha kerpudhat, dhe morra vaginaleta dhe nje krem per lyerje, mu largua ajo, ndersa tash mu shfaq tjeter infeksion,, keto me ndodhin vetem kur jam shtatzen.. Ju falenderoj shume nese gjeni kohe te me pergjigjeni. Me respekt Genta !!