Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne cfare ditesh duhet te behen keto analiza?

Ne cfare ditesh duhet te behen keto analiza? Ju lutem ne cfare ditesh duhet te behen keto analiza, se si kam bere kurre.... dmth a duhet kur je me cikel, apo kur je e paster ? tsh, fsh, lh, prolaktina, estradiol dhe progresteron sepse ekon per folikulin ekam bere dhe kam dal shume mire? po keto kur duhet ti bej

2014 Ani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Nëse rezultati ekografik ka dalë mirë (pra është vlerësuar se folikuli ka madhësi të përshtatshme, brënda parametrave të normës), tregon se funksioni hormonal është i ruajtur. Në këtë kuptim nuk e kuptoj se përse të është rekomanduar të bësh analizat hormonale. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga e hëna deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00 me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti