Mammavit gjate shtatzenise
Selda Elda
(12 vite më parë)
Përshëndetje Selda
Të dy preparatet janë shumë të mirë për funksionin që kanë. Marrja e tyre rekomandohet të bëhet në darkë pasi dominohen më mirë efektet anësore që mund të shfaqin, qoftë edhe për të pasur si kohë që të mos harrohet.
Multivitaminat është mirë t’i marësh deri në fund të lehonisë. Të rekomandoj që të shikosh mundësinë e marrjes edhe së suplementit me hekur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh! Pyetja ime lidhet me vitaminen mammavit, te cilen e pi qe mbas muajit te 3 e derime tani qe jam 25 javeshe. Lexova nje pergjigjen tuaj te dhen per nje pyetje te ber mbi vitaminat. Ju kishit rekomanduar neëlife dhe te pihej ne dark. Un e pi ne dreke mammaviten pasi vet gjinekologu nuk me cilesoi se kur duhet ta pi, me tha kur te duash. Cme keshilloni ju, nqs esht me mir te pihet ne dark, mos ndoshta e kam marr kot gjith kto koh? A mos duhet ta nderroj mammavien me neëlife? Ju uroj gjith te mirat