Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bartja e peshave si shkak i pikave të gjakut

Pershendetje doktoreshe e nderuar, i kam 17 vjet dhe para nje jave kam ndihmuar familjes ne disa pune me pesha te renda, gjegjesisht bartjen e druve dhe ne ato momente tek sa bartja kisha nje dhimbje barku pas nje kohe pash se kishte pas disa pika gjaku. Doktoreshe qe sa dite s`po mundem as te bisedoj me askend, po kam frike mos kam humbur virgjinitetin, ju lutem tregomeni pse ato pika gjaku? Mujoret i kam kry qe 18 dite ku eshte halli tregom te lutem a ka mundesi qe kam humbur virgjinitetin? Çdo te mire.

Ona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ona

Virgjëria humbet vetëm në rastet kur himeni/cipa pëson dëmtim fizik. Kjo do të thotë se mundësia që të ndodhë, është kur një trup apo objekt kontakton me himenin duke e shkatëruar atë.

Pikat e gjakut, mund edhe të kenë ardhur nga sforcimi ose mund të kesh qënë në ditët e ovulacionit. Në shumë raste, ai lajmërohet edhe me spoting/gjakrrjedhje e vogël.

Gjithë të mirat.

/komuniteti