Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vlerat e tirroides

Doktoresh pershendetje,para pak ditesh kam bere analizat e teroides dhe vlerat ishin keto tsh =5.02 uU/ml, ft3=2.19pg/ml dhe ft4=0.64ng/dl, si mendoni a jane shqetesuese keto vlera ne zhvillimin e femijes? Mjeku i teroides me keshilloj terapi me levotiroxina 100mcg, ndersa mjekuOB jodox 200mg ne dite,. te galenderoj

Denisa Kele (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Duke u nisur nga vlerat e nivelit të hormoneve të gjëndrës tiroide, të rekomandoj të vazhdosh domosdoshmërisht trajtimin që ka rekomanduar mjeku endokrinolog. Ky lloj trajtimi ndihmon që niveli i këtyre hormoneve të jetë në kufijtë e parametrave të normës, dhe shtatzënia të ketë një ecuri të mbarë deri në fund të saj. Jodi është mirë të përdoret si suplement tek të gjitha gratë shtatzëna.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti