Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra e vogel

Pershendetje doktoreshe Une para nje muaji kisha nje missed abort ne javen e 10 pasi embrionit i kishte pushuar zemra se rrahuri nderkoh qe ne fillim mjeku me tha qe gjithcka shkon mire. une vete ne fillim fillova te marr progresteron por mjeku me tha te mos e pij.. gjithashtu dhe ne gusht teb 2013 bera nje abor spontan gjate javes se 6 se fruti ishte i pazhvilluar qe ne javen e 5.KEte here kam bere dhe biopsine e emrionit por rezultati nuk ka dal akoma. Mos ndoshta kam une ndonje difek si per shembull mos ndoshta kam miten e vogel pasi kam kerkuar permasat optimale ne internet. permasat e miter sime jane uterus pozicionavf 62*38*45mm ekotestur normale.endometer 9.4 mm . Ovaio sinistra 31*14*26 mm vol 6.2 ml ovar dexet 30*15*27 vol 6.4ml Ju lutem me ktheni pergjigje pasi kam kontaktur me shume mjeke por ate me thone qe ske asgje.por mua mu duken pak me te vogla parametrat se ato qe pash ne internet qe ishin 8*4*3 Ju faleminderit

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Shkaqet e abortit janë të ndryshme si; - problemet gjenetike – infeksione – hormonale – difekte të zhvillimit të mitrës etj. Për të gjetur një shkak të mundshëm, lind nevoja për të bërë edhe ekzaminime të tjera. Në këtë kuptim, abortet që të kanë ndodhur mund të kenë si shkak një nga arsyet e mësipërme ku bën pjesë edhe problemet e mitrës.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, në Tiranë, nga e hëna deri të premte nga ora 08.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965, për të gjetur mundësinë e tejkalimit të kësaj situate.

Gjithë të mirat.

/komuniteti