Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne cfare metode kryhet kontrolli i tubave te mitres?

Prsh doktoresha, mjeku me ka rekomanduar te bej nje kontroll te tubave te mitres meqenese u be viti dhe shtatezania nuk po ndodh, para ca kohe bera nje kontroll te folikules dhe sipas analizave dola shume mire. Ju lutem sepse po kam shume frike se mos po demtoj veten time, ne cfare metode behet ky kontrolli i tubave te mitres, pasi po lexoj ne internet per histeroskopi me nje lloj lende radioaktive? apo me kete metoden me dy vrima te vogla ne bark me nje telekamer,,,,a ku di une??? Cila eshte metoda me e mire,,,cfare me rekomandoni??

2014 Ani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Analiza që të ka kërkuar mjeku, është ekzaminim që realizohet vaginal nëpërmjet një aparati që quhet salpingo-graf. Në mitër injektohet një solucion jo radioaktiv, i cili nuk asnjë lloj efekti anësor negativ për gruan dhe nuk e dëmton atë. Në momentin e injektimit bëhet radiografia ku vlerësohet situata. Proçedura është e thjeshtë dhe pak e dhimbshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti