Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Permasat e bebit dhe javet e shtatzenise

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Ju falenderoj nga zemra per kohen qe ndani per ne per tiu pergjigjur pytjeve tona. Ciklin e fundit e kam pasur me date 04.08.2013 qe i bie qe jam 33 jave shtatezan sipas portalit ashtu edhe mjekut tim qe me ka vizituar gjer me sot. Dje isha ne kontroll ne spitalin shteteror pasi mjeku im ka pauze per shkaqe shendetesore dhe mjekja qe me beri ekon me beri paksa merak. Vlerat per permasat e bebit qe mi dha jane keto: BPD-9.20 37+3dite dhe FL-7.11 36jave+3dite. 3-4 jave ndryshim nga ajo qe me ka thene mjeku im. Nuk di cilit ti besoj ime. dhe jam teper e hutuar qfare eshte duke ndodhe me mua dhe me shtatezanin t Ju pershendes dhe pune te palodhshme.

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleona

Dy parametrat që shkruan, tregojnë për një fëmijë të moshës prej afro 37-të javësh. Një argumentin i këtij ndryshimi prej afro 4 javësh, mund të jetë gabimi për datën e gjakrrjedhjes së fundit të ciklit menstrual. Për të sqaruar më mirë situatën, të rekomandoj që të marrësh të gjitha ekzaminimet ekografike që ke bërë duke filluar që nga ekzaminimi i parë ku është konfirmuar shtatzënia dhe t’ja tregosh mjekut që të ka bërë ekzaminimin e fundit ekografik.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti