javë pas jave
Pershendetje Ema,
Gravid jane preparate vitaminoze te cilat kane edhe minerale. Gravid permban edhe acid folik qe i ndihmon bebes te mos zhvilloje anomali te trurit dhe te palces kurrizore. Gravid nuk te ndihmon qe te mbetesh shtatzene, por as nuk te pengon... ato jane thjesht vitamina dhe minerale. Vitagyn eshte preparat qe krijon nje ambient acidik ne vagine dhe rrjedhimisht lufton mikrobet ne vagine. Nese strishot te kane dale pa infeksion, nuk besoj se ke nevoje te marresh kete terapi.
Ema, kane kaluar tre muaj nga shtatzenia paraprake (qe ka qene abort), prandaj une te rekomandoj qe te perpiqesh te mbetesh serish shtatzene. Vazhdo te marresh Gravid sepse me te e merr edhe acidin folik. Ndonjehere keto tableta shkaktojne nauze dhe vjellje (pasi qe jane te medha dhe kane minerale). Nese ke keto probleme, patjeter duhet ta marresh vecmas acidin folik 400 mikrogram nje here ne dite (kete terapi duhet ta vazhdosh deri ne javen 12).
Uroj qe pyetjen tjeter ta besh lidhur me kujdesin per nje shtatzeni qe zhvillohet mire dhe pa probleme.


Me 5 gusht kam pas nje abort dmth pastrim ne javen e 8, per arsye se fryti nuk me eshte zhvilluar, pas pastrimit pas menstruacioneve te para kam bere analizat strisho keshtu po u quajshin me sa me kujtohet me kane dale shume mire s`kam infeksion as kurgjo... mirepo gjinekologu me keshilloi ti perdore nje kuti vitagjyn c ne menyre vaginale dhe disa tableta gravit me i perdore nje muaj. A eshte kjo menyre e mire pastaj tha provo me mbet shtatzene pasi ti perfundoj keto gravit. A me ka keshillu drejte dhe pse ben mi nderpre pasi i kam perdore 10 dite po kam deshire me shpejt me fillu me nje shtatzeni, a prish pune kjo dhe per cka sherben kjo terapi? Ju pershendes, pres pergjigje.