Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni ne shtatzeni

Tani jam ne javen e 31 te shtatezanise,dhe para nje jave mata tensionin e kisha 150 me 90,por mu ul mbrenda nje ore thjeshte u qetesova dhe vazhdova ta kisha 120 me 70... gjithsesi morra mjekimin tek dr,nifedipine 2 here ne dite,gjate javes me ka dal dhe dy-tre here 145 me 85..ndersa hereve tjera qe e kam mat me ka dal 120 me 70,110 me 60...theksoj qe e kam mat shume shpesh! dua te di a eshte i demshem per bebin kaq tensioni? cfare ecurie parashikohet te kete shtatezania? jam studente e mjekesise,dhe teorikishte dhe mund te i di,por kam nevoj te qetesohem duket ditur qe mund te keni patur raste qe tens,nuk esht agravuar me kalimin ekohes dhe nuk kane perfundu ne preklampsi?? me falni se e zgjata pak,por besoj qe me kuptoni!

Gresa Bajrami (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gresa

Nëse shifrat janë mbi 140 mmHg dhe nën 90 mmHg, thuhet se ka një problem me tensionin. Bën mirë që kujdesohesh për shifrat e tensionit dhe vazhdoje këtë kujdes së paku deri në lindje. Me aq sa përshkruan fëmija do të jetë normal.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në SUOGJ “Koço Gliozheni”, në Tiranë, nga e hëna deri të premte nga ora 08.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965, për ta shoqëruar së bashku shtatzëninë deri në lindje.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Gresa Bajrami (12 vite më parë)
edhe nje pyetje dhe te falenderoj shume per gadishmerine,dhe te kerkoj te falur...se u zgjata pak si shume. ky lloj tensioni mund te rregullohet me \"short term\" mekim,psh 10 dite nifedipine,dhe te kthehet mbrenda normes,apo duhet mjekuar deri ne fund,sepse nuk parashikohet qe mund te rregullohet deri ne lindje.. flm!
Gresa Bajrami (12 vite më parë)
faleminderit shume,besoj qe do degjohemi... un ne fakt e kam shume psikologjike,se sot pershembull ne shtepi e kisha gjithe diten tensionin shume mire,120 me 70. po haj thash po shkoj ta mas dhe ne farmaci,por kur e mas ne farmaci,stresohem shume,me kapen nje ankth,dhe ne ate gjendje me del i larte 150 me 75,po nuk kalojn as 15 min qe e mas ne shtepi me del shume mire 120 me 70...dhe vazhdoj ta kem shume mire.. me duket qe vuaj nga \"white coat syndrome\"!! sepse duke i ditur pasojat e tensionit po e vuaj shume! tashi une,pavaresisht qe me ngrihet ne gjendje ankthi,ne keto vlera,dhe gjate dites e kam mbrenda norme,diagnostikohem me hipertension gestational?

/komuniteti