Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje ne javen e 26 te shtatzenesise!

Pershendetje doktoreshe ! Jam ne javen e 26-te te shtatzenesise dhe para dy dite kisha gjakderdhje. ne fillimi mu duk sikurse menstruacion por me pas verejta qe ngjyra ishte pak me kafe e mbyllet dhe me disa fije elastike. vizitova mjeken menjehere por pas kontrolles mjekja me tha qe gjithqka eshte ne rregull me bebin dhe me organizmin tim perbrenda. Me dha te perdor Daflon 500 mg. dy here ne dite dhe regjim shtrati.Te nesermen kisha perseri gjakderdhje por ne mase me te vogel.ndersa sot vetem disa fije gjaku dhe me nuk kam pasur fare.Pasi e lexova permbajtjen e ketij ilaqi u brengosa sepse shenonte qe eshte ilaq per trajtim venash dhe hemorroidesh probleme keto te cilat asnjeren nuk i kam. Ju lutem me keshilloni qfare te bej.

Merjem (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merjem

Mjekja ka përjashtuar mundësinë që gjakrrjedhja nuk është si shkak i pranisë së rrezikut për lindje parakohe. Ajo ka menduar se gjakrrjedhja ka ndodhur si pasojë e një dëmtimi të vazave të vogla të gjakut në qafën e mitrës nga raportet seksuale ose nga dëmtimet e mukozës së qafës së mitrës apo nga infektimi i saj.

Me medikamentin që të ka rekomaduar, ka synuar që problemi të trajtohet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti