Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fëmija mbrapsht

Pershendetje, jam ne javen e 33, nuk kam pasur asnje problem deri me tani, isha para nje jave ne kontrolle dhe gjinekologu me tha se foshnja me eshte kthyer mbrapsht por nuk ki nevoje per brengosje dhe nganjehere me dhemb fundi i barkut ne anen e majte?

A.A. (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëqoftëse me kthim të fetusit/fëmijës mbrapsh ke dashur të thuash se fëmija është pozicionuar me kokë poshtë, atëherë duhet të dish se është koha e shtatzënisë që fëmija të marrë këtë pozicion që quhet pregaditor dhe përfundimtar për lindje. Nëse fjala është për kthim të fëmijës me kokë lart, atëherë problemi është vetëm te zgjedhja e rrugës së lindjes. Mendoj se mjeku do ta bëjë të ditur këtë gjë, kur të vijë koha e lindjes dhe në marrëveshje me ty do të zgjidhni mënyrën e lindjes, vaginale ose prerje cezariane.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm në rrugë vaginale.

Enerida (15 vite më parë)
Pershendetje, jam ne shtatzenine e pare ne muajin e 8, beba eshte zhvilluar mire, probleme skam pas deri me tani. Por qe nga fillimi e kam beben mbrapsht (me koke larte) dhe gjinekologja me ka thene se deri me tani ka qene dashte me kthy mbare, tani mundesite e kthyerjes femijes ashte me e komplikuar dhe me e gjate. Cfare me keshilloni te veproj se nuk deshiroj te lindi me prerje cezariane, a ka mundesi te kthehet beba mbare? Ju faleminderit per ndihmen tuaj. Eni.

/komuniteti