A ka ndikim shume tiroidja?
2014 Ani
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ani
Meqë ke kaluar probleme të gjendrës tiroide, mirë do jetë të kontaktosh një mjek endokrinolog që të kryej vizitën dhe ekzaminimin ekografik të gjendrës tiroide dhe do të rekomandoj analizat. Duke u bazuar në rezultatet e ekzaminimeve, mjeku do të vendosë nëse është e domosdoshme rimarrja e trajtimit. Nëse tiroidja ka funksion normal, tentativa për shtatzëni është mëse normale. Nëse ke nevojë për trajtim pas konsultës me mjekun endokrinolog, për shtatzëni do të tentosh vetëm kur parametrat e funksionit të gjendrës tiroide të jenë brënda normës.
Gjithë të mirat.
Prsh, doktoresha ,,,,une po tentoj per shtatezani, dhe folikula ka dal mire, mirepo u be vitit dhe akoma, a mendon se mund te kete vend te bej nje analize te tiroides,pasi para disa viteve ndoshta 9 viteve jam pas mjekuar me ilac per tiroidet, nuk e mbaj mendt tamam ekzaktesisht ku e kam pas problemin por a mendon se duhet patjeter te bej nje analize te tiroides....??? Po nese dal keq me tiroide,,,a duhet te tentoj perseri per shtatezani,,,,pasi kam frike nga ndonje antibioktik,,,mos ndikon keq,,,?